Mes ushtarëve izraelitë dhe atyre egjiptianë janë shënuar përleshje në afërsi të Pikës kufitare Rafah në pjesën jugore të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite, theksohet se mes ushtarëve izraelitë dhe atyre egjiptianë janë shënuar përleshje në afërsi të Pikës kufitare Rafah.
Në deklaratë thuhet se ngjarja po hetohet dhe se vazhdon dialogu me palën egjiptiane.
Në anën tjetër mediat izraelite kanë pretenduar se në konflikt ka humbur jetën një ushtar egjiptian.
Nga autoritetet egjiptiane nuk është bërë ende një deklaratë në lidhje me ngjarjen.
Ushtria izraelite në një deklaratë më 6 maj kërkoi evakuimin e disa lagjeve në lindje të Rafahut, ku janë strehuar palestinezët e zhvendosur me forcë.
Pas kësaj më 7 maj ushtria izraelite filloi ofensivë tokësore në Rafah të Gazës dhe njoftoi se ka marrë nën kontroll pikën kufitare me Egjiptin në anën e Gazës.