RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shërbimi i BE-së për ndryshimet klimatike: Alpet humbën sasi të madhe akulli në 2022 se kurrë më parë

sherbimi-i-be-se-per-ndryshimet-klimatike:-alpet-humben-sasi-te-madhe-akulli-ne-2022-se-kurre-me-pare

Vitin e kaluar është shkrirë më shumë akull nga akullnajat e Alpeve se kurrë më parë, njoftoi shërbimi i BE-së për ndryshimet klimatike Copernicus, raporton Anadolu.

Akullnajat e Alpeve kanë humbur më shumë se 5 kilometra kub akull, thuhet në raportin shërbimit Evropian të Gjendjes Klimatike 2022 (ESOTC 2022), duke shtuar se vera e vitit të kaluar ishte më e ngrohta e regjistruar ndonjëherë.

Temperaturat e verës ishin mesatarisht 1,4 gradë mbi periudhën e referencës 1991-2000. Sipas Copernicus, temperaturat në Evropë po rriten me rreth dyfishin e mesatares globale.

“Klima që na pret do të jetë shumë, shumë më ndryshe nga klima në të cilën jemi rritur”, tha drejtori i Copernicus, Carlo Buontempo.

Vera e vitit 2022 u shënua nga një thatësirë e madhe që preku më shumë se një të tretën e Evropës, sipas Copernicus, duke prekur bujqësinë, transportin dhe furnizimet me energji.

Kjo ishte pjesërisht sepse ra më pak borë se zakonisht në dimrin e kaluar, kurse valët e mëdha të të nxehtit në verë e përkeqësuan situatën.

Në Evropën Jugore, ka pasur gjithashtu një rritje të konsiderueshme të numrit të ditëve që konsiderohen si ditë të stresit ekstrem të nxehtësisë.

Përveç kësaj, rrezatimi diellor në Evropë ishte më intensiv se në çdo kohë tjetër në 40 vitet e fundit. Kjo rezultoi në potencialin mbi mesatar për prodhimin e energjisë diellore në shumë pjesë të kontinentit. Ekspertët presin që ky trend të vazhdojë.

Përqendrimi i gazrave serrë në atmosferë nuk pati ulje vitin e kaluar. Përkundrazi, pati rritje të përqendrimit të dioksidit të karbonit ashtu edhe të gazit klimatik jashtëzakonisht të fuqishëm të metanit.

Të dhënat e Copernicus datojnë që nga viti 1979. Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike përdor gjithashtu të dhëna nga stacionet tokësore, balonat, avionët dhe satelitët që nga viti 1950. Të dhënat mujore mbi temperaturat, shtresën e akullit të detit dhe aspekte të tjera publikohen duke përdorur analiza kompjuterike.

Related posts

“Kemi pasur lidhje të hapur!”- P*rdhunoi ish të dashurën e djalit, zbardhet dëshmia e 44-vjeçarit: Për shkak të saj u ndava nga gruaja! Babai i të miturës: Atë e bir kanë bashkëpunuar

admin

Scholz: Solidaritet dhe përgjegjësi për politikën e azilit

rezart morina

Italia po përjeton vitin më të nxehtë që nga viti 1800

admin