RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Scholz: Solidaritet dhe përgjegjësi për politikën e azilit

scholz:-solidaritet-dhe-pergjegjesi-per-politiken-e-azilit

Italia, Greqia dhe vendet e tjera të BE-së në Mesdhe po përballen me një sfidë të madhe për shkak të numrit në rritje të refugjatëve, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz për gazetën italiane “Corriere della Sera”.

“Dhe, ne nuk duhet ta lëmë Italinë dhe vendet e tjera vetëm me këtë, por të ndjekim një qasje solidariteti dhe përgjegjësie”, tha ai.

Scholz, gjithashtu bëri fushatë për një marrëveshje për një reformë themelore të sistemit evropian të azilit.

“Ne kemi nevojë për një shpërndarje të përgjegjësisë dhe kompetencës së bazuar në solidaritet ndërmjet shteteve të BE-së, si dhe përputhshmëri me standardet për azilkërkuesit në procedurat e azilit dhe integrimin në shtetet e BE-së”, tha ai.

Scholz do të zhvillojë sot një takim me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, në Romë.

Kjo është vizita e parë e kancelarit Scholz në kryeqytetin italian, që kur lideri i partisë radikale të ekstremit të djathtë “Vëllezërit e Italisë” mori qeverinë në tetor.

Meloni kreu vizitën e saj inauguruese në Berlin në muajin shkurt.

Në atë kohë, Scholz deklaroi se dëshironte të bashkëpunonte ngushtë edhe me qeverinë e re në Romë, duke thënë se plani i veprimit për thellimin e marrëdhënieve, i rënë dakord me qeverinë e mëparshme, do të përfundonte i pandryshuar.

Bisedimet mes dy liderëve ka të ngjarë të fokusohen në luftën ruse kundër Ukrainës, por edhe në çështjet e BE-së, përfshirë politikën evropiane të azilit. /atsh

Related posts

Dy palestinezë plagosen nga të shtënat e forcave izraelite në Bregun Perëndimor

admin

Beteja vendimtare, ministri rus i Mbrojtjes shkon në Ukrainën lindore

admin

Kurban – Bajrami, të mërkurën më 28 qershor

rezart morina