Gjysmëhëna për muajin islamik Dhul Hixhe gjatë të cilit zhvillohet Haxhi është parë, njoftoi të dielën Gjykata e Lartë e Arabisë Saudite.
Kjo do të thotë se haxhi, të cilin të gjithë muslimanët e shëndetshëm dhe të aftë duhet ta bëjnë një herë në jetë, do të fillojë më 26 qershor dhe dita e Arafatit do të bjerë më 27 qershor.
Ata muslimanë që nuk e kryejnë haxhin këtë vit do ta festojnë Kurban Bajramin të mërkurën më 28 qershor. /mesazhi