Shkon në 105 numri i të vdekurve nga trazirat në Bangladesh. Shumica e viktimave janë studentë, shkruajnë mediat e huaja.
Më herët gjatë ditës së sotme, telekomunikimet u ndërprenë dhe kanalet televizive ndaluan transmetimin. Që nga e enjtja, autoritetet kishin kufizuar gjithashtu disa shërbime të telefonisë celulare në një përpjekje për të shuar trazirat.
Protestuesit i thonë ‘jo’ sistemit aktual të kuotave për emërimet në sektorin publik. Studentët prej javësh po zhvillojnë protesta thuajse të përditshme , duke kërkuar që qeveria të braktisë sistemin e kuotave të rekrutimit dhe të miratojë një sistem të bazuar në merita.
Sipas sistemit aktual, më shumë se gjysma e pozitave të mirëpaguara dhe të kërkuara në sektorin publik plotësohen nga disa kategori të popullsisë, të cilat studentët i konsiderojnë diskriminuese. Kështu, 30% e vendeve plotësohen nga fëmijët e atyre që luftuan për pavarësinë e Bangladeshit në vitin 1971, 10% nga gratë dhe 10% nga qytetarët e zonave të veçanta. /abcnews
student power#Bangladesh #student pic.twitter.com/uVEqeWJYJN
— Prince Moyenuddin (@PMoyenuddin) July 19, 2024