RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shkupi dhe Sarajeva, ndër qytetet e mëdha me ajrin më të ndotur në botë

shkupi-dhe-sarajeva,-nder-qytetet-e-medha-me-ajrin-me-te-ndotur-ne-bote

Sipas të dhënave në kohë reale nga “IQAir”, kompani me bazë në Zvicër që monitoron cilësinë e ajrit në botë, Shkupi dhe Sarajeva janë renditur ndër qytetet e mëdha me ajrin më të ndotur globalisht, transmeton Anadolu.

Në listën e qyteteve të mëdha me indeksin më të lartë të ndotjes së ajrit (AQI), Sarajeva ndodhet në vendin e dytë në botë, me një nivel të lartë të grimcave PM2.5, që konsiderohet i rrezikshëm për shëndetin. Në këtë renditje, kryeqyteti i Bosnjë dhe Hercegovinës është e radhitur vetëm pas qytetit Lahore në Pakistan.

Shkupi, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, renditet gjithashtu shumë lart, në vendin e pestë në botë për ndotjen e ajrit, ndërsa para tij, në vendin e tretë dhe të katërt respektivisht, ndodhen Kolkota dhe Delhi në Indi.

Këto të dhëna tregojnë se ajri në këto dy qytete tejkalon në mënyrë të konsiderueshme vlerat e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, veçanërisht për grimcat e imëta PM2.5, të cilat janë të lidhura me sëmundje të frymëmarrjes dhe kardiovaskulare.

Sipas ekspertëve, ndër shkaqet kryesore të ndotjes së ajrit në rajon janë përdorimi i madh i qymyrit dhe lëndëve djegëse me cilësi të ulët, numri i lartë i automjeteve të vjetra me sisteme të dobëta filtrimi, kontrollet jo mjaftueshëm efektive në zonat industriale dhe kushtet gjeografike që kufizojnë qarkullimin e ajrit, duke bërë që ajri i ndotur të grumbullohet në qendrat urbane.

Related posts

Orban akuzon Ukrainën se po planifikon sulm ndaj familjes së tij

admin

Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor, goditi me veturë një këmbësore në Obiliq

admin

VIDEO/ Protesta të fuqishme në Madrid kundër kryeministrit Pedro Sanchez! Persona të maskuar kapen pranë shtëpisë së tij, u përpoqën të shkulnin dhe kangjellat

admin