Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot, me rastin e 13 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të Shkupit dërgoi urime për qytetarët.
“Sot festojmë 13 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të Shkupit. Ditë kur kujtojmë heroizmin, kur përkulemi para viktimave dhe luftëtarëve që luftuan trimërisht për çdo rrugë të qytetit, dhe në këtë ditë 78 vjet më parë u sollën qytetarëve të Shkupit lirinë e shumëpritur. Që nga ajo ditë Shkupi frymon si qytet i lirë”, thekson Kovaçevski.
Në emër të tij dhe në emër të Qeverisë shpreh respekt të thellë për të gjithë ata të cilët e dhanë jetën e tyre për lirinë e Shkupit dhe për të gjithë ata luftëtarë të cilët janë dëshmi e ditëve më të rëndësishme në historinë e kryeqytetit.
“Urime dhe na qoftë përjetësisht 13 Nëntori – Dita e Çlirimit të Shkupit”, thekson Kovaçevski në urimin. /shenja