RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shkupi renditet i dyti në Evropë për ndotjen e ajrit

shkupi-renditet-i-dyti-ne-evrope-per-ndotjen-e-ajrit

Shkupi është ende ndër qytetet më të ndotura në botë këtë mëngjes, sipas të dhënave nga platforma zvicerane “IQAir”. Rreth orës 10:00, kryeqyteti i RMV-së u rendit i 19-ti në listën globale dhe i dyti në Evropë për sa i përket ndotjes së ajrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Indeksi i cilësisë së ajrit në Shkup është 154, gjë që e klasifikon atë në kategorinë “ajër i pashëndetshëm”. Vlera të tilla paraqesin një rrezik serioz për shëndetin, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike të frymëmarrjes dhe zemrës.
Të dhënat nga stacionet matëse tregojnë se përqendrimi i grimcave PM2.5 në Shkup është 12 herë më i lartë se vlera referuese vjetore e përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Këto janë mikropjesëza që depërtojnë lehtësisht thellë në mushkëri dhe mund të shkaktojnë pasoja serioze shëndetësore me ekspozim të zgjatur.

]Edhe pse Sarajeva kryeson listën e vendeve evropiane me ndotje jashtëzakonisht të lartë këtë mëngjes, situata në Shkup mbetet shqetësuese dhe konfirmon edhe një herë ekspozimin afatgjatë të qytetarëve ndaj ajrit të ndotur, veçanërisht gjatë muajve të dimrit.
Në nivel global, qyteti më i ndotur është Lahore në Pakistan, me një indeks prej 368

Related posts

Mehaj: Kontigjentit të FSK-së, iu bashkuan edhe gjashtë pjesëtarë të kërkim-shpëtimit nga Kosova

Muhamet Ramadani

Liderët e G20 vlerësojnë përpjekjet e Turqisë për marrëveshjen e drithit të Detit të Zi

Muhamet Ramadani

Arrestohet i riu në Bosnje e Hercegovinë pasi paralajmëroi se do kryejë krim në një shkollë

admin