RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia: Tre persona të vrarë në sulmin ukrainas me dronë në rajonin e Rostovit

rusia:-tre-persona-te-vrare-ne-sulmin-ukrainas-me-drone-ne-rajonin-e-rostovit

Guvernatori i rajonit të Rostovit në Rusi, Yuriy Slyusar njoftoi se tre persona kanë humbur jetën pas një sulmi me dronë të ushtrisë ukrainase ndaj portit në qytet, transmeton Anadolu.

Slyusar, në një postim në rrjetet sociale, bëri të ditur se qytetet Rostov-Na-Donu, Bataysk dhe Taganrog në rajonin e Rostovit u sulmuan nga ushtria ukrainase me dronë.

“Si pasojë e sulmit ndaj portit të Rostovit, një anije ngarkese u përfshi nga zjarri. Nga ekuipazhi i anijes, dy persona humbën jetën dhe tre u plagosën. Në qytetin Bataysk u plagosën shtatë persona, nga të cilët njëri nuk mundi të shpëtohej”, tha Slyusar.

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë u bë e ditur gjithashtu se nga ora 20:00 dje deri në orën 07:00 sot, sistemet ajrore të mbrojtjes janë përdorur për të shkatërruar 77 dronë në rajone të ndryshme dhe mbi Detin e Zi.

Related posts

Atentat i dytë ndaj Donald Trump? FBI: Ishte dukshëm shënjestër! Kush është autori i dyshuar që tentoi të qëllonte ish-Presidentin në fushën e tij të golfit

admin

Maqedonia e Veriut dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim strategjik

Muhamet Ramadani

Kreu i komitetit ushtarak të NATO-s: Do jemi më agresivë ndaj sulmeve kibernetike, akteve të sabotimit dhe shkeljeve të hapësirës ajrore nga Rusia

admin