RTV AHIRETI
KosovëLajmeLajmet

Shoqata “Bereqeti” shpërndau 1500 pako ushqimore

shoqata-“bereqeti”-shperndau-1500-pako-ushqimore

Shoqata Humanitare “Bereqeti” ka shpërndarë sot më shumë se 1500 pako ushqimore për familjet nevojtare. Këto pako u shpërndanë për herë të parë nga selia dhe depoja e re e shoqatës “Bereqeti”. 30 koordinatorë nga e gjithë Kosova, shpërndanë këto pako ushqimore në të gjithë vendin.

Drejtori i “Bereqetit” tha se synohet të jenë pranë këtyre familjeve në këtë stinë të dimrit, që sado pak t’ua lehtësoje jetën.

Nga kjo shoqatë bamirëse paralajmërohet se aksione të tilla bamirëse do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Shoqata ‘Bereqeti’, po bënë shpërndarjen e 1 mijë e 500 pakove në tridhjetë komuna, këtu janë prezentë të gjithë koordinatorët të cilët do të shpërndajnë këto pak te familjet nevojtare. Për stinën e dimrit çdo ndihmë që bëhet është e mirëseardhur për shkak se zvogëlon vështirësitë për këto familje, andaj edhe këto ndihma sado simbolike që janë, ato janë të mirëseardhura”, tha drejtori Behxhet Ajvazi.

“Bereqeti” përgjatë gjithë kohës në veçanti gjatë kësaj të dimrit ka qenë pranë këtyre familjeve, me pako ushqimore, stufa dhe dru për ngrohje. Veç tjerash ka rinovuar dhe ndërtuar shtëpi për familjet nevojtare.

Related posts

Franca përsërit angazhimin e saj për sigurinë e Izraelit

admin

Sondazhet favorizojnë Kamala Harris, Donald Trump: Jam i gatshëm të debatoj me të, është njësoj si Joe Biden

admin

Publikohen raportet financiare, VV-ja me të hyra mbi 2 mln €, PDK-ja afër 1 mln e LDK-ja me mbi 700 mijë

admin