RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bangladeshi dënon ashpër djegien e Kuranit të Shenjtë në Suedi

bangladeshi-denon-ashper-djegien-e-kuranit-te-shenjte-ne-suedi

Bangladeshi ka dënuar ashpër djegien e Kuranit të Shenjtë nga një lider i ekstremit të djathtë më 21 janar 2023 përpara Ambasadës së Republikës së Turqisë në Stokholm, Suedi.

“Bangladeshi shpreh shqetësim të madh për aktin e fyerjes së vlerave të shenjta të muslimanëve në të gjithë botën nën maskën e lirisë së shprehjes”, tha sot Ministria e Punëve të Jashtme.

“Islami është një fe e paqes dhe tolerancës,” tha ministria.

Bangladeshi beson se liria e fesë duhet të ruhet dhe respektohet në çdo rrethanë, shtoi ai.

Bangladeshi gjithashtu u bëri thirrje të gjithëve që të përmbahen nga provokimet e pajustifikuara për hir të harmonisë dhe bashkëjetesës paqësore. /mesazhi

Related posts

(Mos)deklarimi i pasurisë, mbi 60 kallëzime penale ndaj zyrtarëve publikë këtë vit

admin

Vrasja në Prishtinë/ Caktohet masa e paraburgimit për 1 të dyshuar, 4 të tjerë në arrati

admin

Netanyahu paralajmëron hakmarrje të ashpër për sulmin në Golan, vendet perëndimore u bëjnë thirrje qytetarëve të largohen nga Libani

admin