RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shpërthejnë përleshje në Toronto, tubimi anti-imigracion dhe kundër-demonstrata përfundojnë me 11 të arrestuar

shperthejne-perleshje-ne-toronto,-tubimi-anti-imigracion-dhe-kunder-demonstrata-perfundojne-me-11-te-arrestuar

Policia ka arrestuar të paktën 11 kanadezë në qendër të qytetit Toronto, pasi protestuesit anti-imigracion dhe kundër-demonstruesit u përballën gjatë një dite të tensionuar protestash, të cilat u shoqëruan me një prani të shtuar policore derisa turmat lëviznin nëpër qendrën e qytetit, raporton Anadolu.

Anëtarët e lëvizjes ‘Canada First’ u mblodhën së bashku me grupe kundërshtare në sheshin ‘Nathan Phillips’ para se të marshonin nëpër disa pjesë të qytetit.

Demonstratat u organizuan për të promovuar dhe kundërshtuar qëndrime mbi imigracionin, duke sjellë dy palët thellësisht të ndara mbi këtë çështje përballë njëra-tjetrës.

Policia e Torontos vendosi masa të shtuara sigurie për të ndarë dy palët, por pavarësisht kësaj ndodhën përplasje fizike, shtyrje dhe hedhje objektesh.

Arrestimet u kryen kryesisht për prishje të rendit publik, mosbindje ndaj urdhrave të policisë dhe përplasje të dhunshme.

Related posts

Scholz: Jemi seriozë për perspektivën në BE të vendeve të Ballkanit

admin

Paralajmërohet për planet izraelite për mbi 1.000 njësi të reja të paligjshme banimi në Bregun Perëndimor

RTI

Një tërmet me magnitudë 5,7 ballë godet rajonin Hindu Kush të Afganistanit

Muhamet Ramadani