Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur në qendër të Madridit për të mbajtur një tubim në protestë ndaj qeverisë së qendrës së majtë të kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez.
Demonstrata u mbështet nga partia e ekstremit të djathtë Vox, por konservatorët kryesorë të opozitës së qendrës së djathtë, Partido Popular, gjithashtu morën pjesë, si dhe disa grupe më të vogla.
Duke iu drejtuar protestuesve, udhëheqësi i Vox Santiago Abascal tha se ai ishte atje për të mbështetur një mobilizim “kundër qeverisë më të keqe në histori”. Protestuesit valëvitën flamurin spanjoll dhe e quajtën Sánchez-in tradhtar. /oranews