Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe katër janë plagosur në shpërthimin që ka ndodhur në një restorant në provincën turke Aydın, raporton Anadolu Agency (AA).
Guvernatori i provincës jugperëndimore të Turqisë, Huseyin Aksoy, tha se shpërthimi ndodhi në një restorant në rrethin Nazıllı.
Sipas tij, në mesin e të plagosurve, një person ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Aksoy tha për AA se sipas të dhënave paraprake shpërthimi ka ndodhur me rastin e ndërrimit të një bombole gazi.
Aydın’ın Nazilli ilçesinde bir restoranda tüp patladı. Patlamada 7 kişi hayatını kaybetti, 4 kişi yaralandı.
Aydın Nazilli’de patlamanın meydana geldiği restoran. pic.twitter.com/GEoZp50mWm— mühendisyen (@muhendisyenn) December 30, 2022