RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shpërthim në stacionin e policisë në Xhamu dhe Kashmirin e administruar nga India, 8 të vrarë dhe 27 të plagosur

shperthim-ne-stacionin-e-policise-ne-xhamu-dhe-kashmirin-e-administruar-nga-india,-8-te-vrare-dhe-27-te-plagosur

Nëntë persona janë vrarë dhe 27 të tjerë janë plagosur në një shpërthim aksidental në stacionin e policisë Nowgam në Srinagar në Xhamu dhe Kashmirin e administruar nga India, transmeton Anadolu.

Mbrëmë vonë, sipas ‘Press Trust of India’, shpërthimi i shkaktuar nga natyra e paqëndrueshme e kimikateve ndodhi teksa autoritetet po nxirrnin mostra nga një sasi e madhe eksplozivësh të konfiskuar.

Midis të vdekurve ishin tre anëtarë të Laboratorit të Shkencave Ligjore, dy zyrtarë nga Departamenti i të Ardhurave, dy fotografë të policisë, një oficer nga Agjencia Shtetërore e Hetimit dhe një rrobaqepës.

Të plagosurit u dërguan në spitale për trajtim.

Related posts

Presidentja greke: Qëndrimi ynë për Kosovën mbetet i pandryshuar

admin

Kosova 18 vite shtet, qeveria mban seancë solemne, Kurti nuk harron ish-krerët e UÇK që po gjykohen në Hagë: Historia do ta bëjë gjykimin e drejtë

admin

Në Nigeri jetojnë 3,2 milionë persona të zhvendosur

admin