RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Shpërthimi i mbrëmshëm në veri, kjo është gjendja sot atje

shperthimi-i-mbremshem-ne-veri,-kjo-eshte-gjendja-sot-atje

Mbrëmë në orët e vona të natës, në Mitrovicë të Veriut ka shpërthyer një granatë dore.

Ngjarja ka ndodhur në Rrugën “Knjaz Millosh”, në Hotelin Bisevac ku edhe janë lënduar dy persona.

“Rreth orës 23:50 dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore, te hoteli Bisevac në Rr. “Knjaz Millosh” Mitrovicë- Veri. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 7 vetura dhe dy persona janë lënduar. Njëri ka lëndime më të rënda, por jashtë rrezikut për jetë. Njësitë policore relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, kanë thënë në njoftimin e policisë.

Gazetarët e lajmi.net po qëndrojnë në vendin e ngjarjes ku edhe ju sjellim pamje për gjendjen atje.

Kjo është gjendja momentale në vendin ku ka ndodhur ngjarja.

Related posts

Taravari: Kurti i mirëseardhur në të gjitha komunat dhe trojet shqiptare

rezart morina

BE mbush rezervat me gaz

admin

OKB: Sulmet ndaj objekteve mjekësore janë të ndaluara sipas ligjit ndërkombëtar humanitar

rezart morina