RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Talebanët dhe SHBA-ja shkëmbejnë të burgosurit sipas marrëveshjes së Dohas

talebanet-dhe-shba-ja-shkembejne-te-burgosurit-sipas-marreveshjes-se-dohas

Qeveria e përkohshme afgane dhe SHBA-ja kanë shkëmbyer të burgosurit sipas marrëveshjes së Dohas, raporton Anadolu Agency (AA).

“I burgosuri i fundit afgan në burgun e Guantanamos, Haji Bashar Noorzai, iu dorëzua ministrit të Jashtëm në detyrë Amir Khan Muttaqi në aeroportin e Kabulit”, deklaroi Hafiz Zia Ahmad, zv/zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Noorzai qëndroi në burgun e Guantanamos për më shumë se 17 vjet. “Në këmbim, talebanët i dorëzuan autoriteteve amerikane shtetasin amerikan Mark Frerichs”, tha zëdhënësi.

Frerichs, me profesion inxhinier, u arrestua nga talebanët në shkurt të vitit 2020.

Ministri Muttaqi përshëndeti lirimin e Noorzait dhe tha se të gjitha çështjet mund të zgjidhen përmes dialogut.

“Lirimi i Haji Bashar Noorzait nga burgu i Guantanamos është një kapitull i ri në marrëdhëniet SHBA-Afganistan”, tha Muttaqi.

Ai shtoi se amerikanët liruan të pesë të burgosurit që ishin të burgosur në Guantanamos dhe se i fundit mbërriti sot në Afganistan.

“Marrëveshja e Dohas dhe lirimi i të burgosurve dëshmon se ne mund të ecim përpara përmes negociatave dhe ky është mesazhi ynë për Shtetet e Bashkuara, se të gjitha çështjet mund të zgjidhen përmes dialogut”, tha ai.

Marrëveshja e Dohas u nënshkrua nga SHBA-ja dhe talebanët më 29 shkurt 2020 në kryeqytetin e Katarit, për t’i dhënë fund luftës në Afganistan.

Në qershor të këtij viti, autoritetet amerikane liruan nga burgu i Guantanamos të burgosurin taleban Asadullah Harun. Ai kaloi 15 vjet në këtë burg të njohur për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. /aa

Related posts

BE-ja zgjat misionin detar në Detin e Kuq deri në vitin 2027

Muhamet Ramadani

Republikanet në Idaho nisin ligjin për ndalimin e vaksinave mRNA pasi ‘krijimi i tyre është nxituar’

Muhamet Ramadani

Temperatura përvëluese dhe në Kosovë, shkojnë deri në 34 gradë C

admin