RTV AHIRETI
FutbollLajmeRajon dhe BotëSport

Shqipëri, Duka rizgjidhet në krye të Federatës së Futbollit

shqiperi,-duka-rizgjidhet-ne-krye-te-federates-se-futbollit

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit rikonfirmoi sot besimin e plotë ndaj drejtimit aktual duke zgjedhur Armand Dukën President për një mandat të ri katërvjeçar.

Vendimi u mor me votë unanime nga të gjithë anëtarët me të drejtë vote, një shprehje e qartë e mbështetjes dhe unitetit brenda komunitetit të futbollit shqiptar.

Procesi u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ku delegatët vlerësuan lidershipin, vizionin dhe kontributin e Presidentit Duka në zhvillimin e futbollit në vend, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë organizativ dhe institucional.

Ky mandat i ri jo vetëm konfirmon lidershipin e Presidentit Duka, por edhe angazhimin e FShF-së për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm, promovim të talenteve të rinj dhe rritje të standardeve të futbollit shqiptar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Related posts

Të gjithë të çmendur pas shpikjes së re shkencore, edhe kompania e presidentit Trump bëhet pjesë e bashkimit bërthamor!

admin

Rritet fluksi i inteligjencës amerikane në Ukrainë

Irfan Jahiu

Zhvillimet e fundit të sigurisë, temë diskutimi ndërmjet Kurtit dhe komandantit të KFOR-it

admin