RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të punosh 4 ditë në javë…është më mirë, thotë eksperimenti

te-punosh-4-dite-ne-jave…eshte-me-mire,-thote-eksperimenti

Nëse po përpiqeni ta bindni shefin tuaj të punoni 4 ditë, një studim i ri mund t’ju ndihmojë të arrini qëllimin tuaj.

“4 Day Week Global” – një organizatë jofitimprurëse me bazë në Zelandën e Re – publikoi të dhëna nga 33 kompani pjesëmarrëse që punësojnë mbi 2,000 njerëz me bazë në SHBA, Australi, Irlandë, Mbretërinë e Bashkuar, Zelandën e Re dhe Kanada, të cilat miratuan planin 4-ditor për një program pilot që zgjati 6 muaj.

Agjencia bashkëpunoi me studiues nga Kolegji i Bostonit, Universiteti i Dublinit dhe Kembrixhit për kërkimin.

Një total prej rreth 2,900 punëtorësh nga industri të ndryshme (nga shitja me pakicë, financa, konsulenca e biznesit, IT, marketing dhe kujdesi shëndetësor) punuan për 4 ditë. Gjatë gjithë periudhës, studiuesit vlerësuan ndikimin e një dite shtesë pushimi.

Hulumtimi zbuloi se një javë me më pak ditë pune ishte… një “sukses i jashtëzakonshëm”.

Juliet Schor, një profesoreshë sociologjie në Kolegjin e Bostonit dhe studiuesja kryesore e provës, tha se punëtorët nuk raportuan një rritje të intensitetit të punës.

“Kjo sugjeron se strategjia e riorganizimit të punës pati sukses dhe se performanca nuk u arrit përmes rritjes së intensitetit të punës, e cila nuk është as e qëndrueshme dhe as e dëshirueshme”.

Me pak fjalë, performanca e punës ishte më e mirë pa pasur nevojë të ushtrohej më shumë presion mbi punëtorët.

Punëtorët që morën pjesë në një sondazh të ngjashëm në Mbretërinë e Bashkuar i thanë CNN Business se si dita shtesë e pushimit ndryshoi jetën e tyre për mirë, duke u dhënë atyre më shumë kohë për të bërë gjëra të tjera, për të ndjekur hobet e tyre ose thjesht për t’u çlodhur.

Përfundimi i raportit

“Kompanitë janë jashtëzakonisht të kënaqura me performancën, produktivitetin dhe përvojën e tyre të përgjithshme. Të ardhurat u rritën. Ditët e sëmundjes dhe mungesat janë ulur. Kompanitë po punësojnë njerëz të rinj, ndërsa dorëheqjet ishin ulur. Punonjësit janë edhe të emocionuar.” /dosja

Related posts

Gjermania në kohë të trazuara politike, kancelari Merz nuk dorëzohet: Jam i vendosur për një fillimin të ri të vendit!

admin

Tjetër akuzë ndaj themeluesit të “Telegram”, Pavel Durov nën hetim për dhunë ndaj djalit të tij në Francë

admin

“Shpimi në Mesdhe është juridiksion i Turqisë, për këtë nuk kemi nevojë për lejen e askujt”

admin