RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri, shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve vendore

shqiperi,-shpallet-rezultati-perfundimtar-i-zgjedhjeve-vendore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë (KQZ) ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023, ku fituese rezulton partia në pushtet, Partia Socialiste e Shqipërisë, raporton Anadolu.

Në mbledhjen e sotme, Komisioni Rregullator pranë KQZ-së miratoi rezultatin për kandidatët për kryetar bashkie, të cilët janë zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejtë në zonat zgjedhore përkatëse dhe numrin e votave të fituara nga secili subjekt në shkallë kombëtare.

Sipas vendimit, Partia Socialiste ka fituar 53 bashki, koalicioni i partive opozitare “Bashkë Fitojmë” ka fituar në 7 bashki dhe një bashki Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen.

Në rang vendi, Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 43,11 për qind të votave për anëtarët e këshillave bashkiakë, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka siguruar 18,44 për qind, ndërsa Partia Demokratike e Shqipërisë 7,71 për qind të votave.

Zgjedhjet vendore në Shqipëri u zhvilluan më 14 maj për të zgjedhur 61 kryetarë të bashkive dhe 1.603 anëtarë të këshillave bashkiake në të gjithë vendin.

Related posts

Anglia nën “alarm të verdhë” pasi temperaturat do të arrijnë 32 gradë Celsius

Muhamet Ramadani

Mijëra iz’raelitë protestojnë kundër qeverisë së Ne’tanyahut, kërkojnë shkëmbim të të burgosurve

Muhamet Ramadani

Takimi në Shtëpinë e Bardhë përfundon pa vendim, marrëveshja e armëpushimit me Iranin mbetet pezull

admin