RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëria dhe RMV-ja sot nënshkruajnë 18 marrëveshje

shqiperia-dhe-rmv-ja-sot-nenshkruajne-18-marreveshje

Sot do të mbahet mbledhja e dytë e përbashkët mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Kyeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të pritet me ceremoni shtetërore nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski e më pas do të jetë takimi tetë-a-tetë mes tyre. Pas takimit të dy kryeministrave do të vijojë mbledhja e përbashkët e dy qeverive ku fjalën hyrëse do e kenë kryeministrat e më pas do vijojnë diskutimet e hapura të ministrave nga të dy kabinetet qeveritare. Në mbledhjen ndërqeveritare do të mbahet edhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve nga ana e ministrave të dy qeverive me qëllim të thellimit të bashkëpunimit mes dy vendet.

Në mbyllje Rama dhe Kovaçevski do të kenë një dalje për mediat ku do të komunikohet dhe nënshkrimi i marrëveshjeve.

Bëhet fjalë për 18 të tilla dhe më të rëndesishmet janë ndërtimi i portit të thatë në Strugë, ndërtimin e autostradës “korridorri i tetë” apo krijimi i një “one stop shop” për kontrollin e përbashkët mes dy vendeve në kufi.

Seanca e parë e përbashkët e qeverisë shqiptare dhe asaj të Maqedonisë së Veriut u zhvillua gati pesë vjet më parë, më 15 dhjetor 2017 në Pogradec të Shqipërisë, ku u nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi në disa sfera.

RMV mbledhje qeveritare paraprakisht ka mbajtur me Serbinë, me Bullgarinë dhe Kosovën. /shenja

Related posts

Rriten çmimet e naftës në tregun botëror pas dobësimit të dollarit

rezart morina

Në Prishtinë arrin grupi i parë i haxhive

admin

Policia shton prezencën para protestuesve serbë në Shtërpcë

admin