RTV AHIRETI
Lajme

Shqipëria drejt prodhimit të dokumenteve digjitalë të identifikimit

shqiperia-drejt-prodhimit-te-dokumenteve-digjitale-te-identifikimit

Ndryshimet ligjore për pasaportat dhe dokumentet biometrikë do t’i hapin rrugë shumë shpejt prodhimit të dokumenteve digjitalë të identifikimit.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot në konferencën për mediet pas mbledhjes së qeverisë, se “përgatitja e ndryshimeve ligjore për pasaportat dhe dokumentet biometrikë, ka të bëjë me një ndryshim të rëndësishëm, që i përgjigjet zhvillimeve teknologjike të kohës”.

“Shqipëria duhet të emetojë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe ne po punojmë me kompaninë, që ligji të na mundësojë prodhimin edhe të dokumenteve digjitalë të identifikimit”, u shpreh Balla.

Sipas tij, synimi është që të gjithë dokumentet që mbajnë qytetarët në portofolë si ID, patenta, kartat e bankave etj., të jenë digjitale, të mbahen në telefonin e gjithësecilit.

“Ndaj ky ligj është i rëndësishëm, pasi i hap rrugën kompanisë që të ecë me prodhimin e dokumenteve digjitalë”, theksoi Balla. /Telegrafi/

The post Shqipëria drejt prodhimit të dokumenteve digjitalë të identifikimit first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Joe Biden para bisedimeve të rëndësishme për Ukrainën

rezart morina

PE-ja i kërkon Serbisë të arrijë marrëveshje me Kosovën të bazuar në njohje reciproke

admin

Mbytet anija me emigrantë në Tunizi, 35 të vdekur në det

rezart morina