RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria i bën thirrje Serbisë të tërheqin menjëherë të gjithë trupat ushtarake nga vija kufitare

qeveria-i-ben-thirrje-serbise-te-terheqin-menjehere-te-gjithe-trupat-ushtarake-nga-vija-kufitare

Qeveria e Kosovës i bën thirrje sot presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe institucioneve të Serbisë që të tërheqin menjëherë të gjithë trupat ushtarake nga vija kufitare.

Përmes një njoftimi, ata po ashtu kanë kërkuar edhe mbylljen e 20 bazave të xhandarmërisë, të cilat për Kosovën paraqesin kërcënim të përhershëm, përcjell teve1.info

“I bëjmë thirrje Presidentit Vuçiq dhe institucioneve të Serbisë që menjëherë të tërheqin të gjitha trupat ushtarake nga vija kufitare me Kosovën dhe të mbyllin dhe demilitarizojnë 28 bazat e përparme ushtarake dhe 20 bazat e xhandarmërisë që për vendin tonë paraqesin kërcënim të përhershëm. Pas dështimit të sulmit të armatosur me formacionet para-ushtarake të udhëhequra nga Milan Radoiçiq, marshimi dhe vendosja e trupave ushtarake serbe përgjatë kufirit me Kosovën është hapi i radhës i institucioneve të Serbisë për të kërcënuar integritetin territorial të vendit tonë dhe gjithashtu prezencën ushtarake ndërkombëtare në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Bëhet e ditur se lëvizjet e ushtrisë serbe janë bërë nga tre drejtime të ndryshme; njësitet e Brigadës së dytë të ushtrisë serbe kanë lëvizur nga drejtimi i Rashkës në drejtim të kufirit verior të Kosovës; njësitë e Brigadës së Tretë të ushtrisë serbe kanë lëvizur nga Regjioni i Nishit në drejtim të kufirit veri-lindor të Kosovës dhe njësitë e Brigadës së katërt kanë lëvizur nga Regjioni i Vranjës në drejtim të kufirit lindor të Republikës së Kosovës.

“Shumë herë kemi ngritur shqetësimin për ekzistencën e këtyre 48 bazave të përparme të ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe dhe kemi theksuar faktin, tashmë të vërtetuar që këto baza shërbejnë për mbështetje të agresionit të mundshëm ushtarak kundër Republikës së Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me ShBA-të dhe vendet e BE-së në lidhje me këtë kërcënim serioz nga Serbia dhe reagimi i ShBA-ve ndaj kësaj qasje agresive të Serbisë ka qenë i menjëhershëm dhe i drejtpërdrejtë”, theksohet në njoftim.

“Institucionet e Republikës së Kosovës në bashkërendim me partnerët ndërkombëtar janë më të vendosura se kurrë që me çdo kusht të mbrojnë tërësinë territoriale, të ruajnë sovranitetin, rendin kushtetues, rendin publik dhe jetën e qytetarëve të vendit tonë”, thuhet tutje.

Related posts

Kancelari gjerman kërkon nga Izraeli t’i përmbahet ligjin ndërkombëtar dhe të lejojë më shumë ndihma në Gaza

rezart morina

Protestuesit serbë largojnë barrikadën në Shtërpcë

admin

Aneksimi i 4 rajoneve të Ukrainës, Turqia: Shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar

admin