Shqipëria do të ketë së shpejti përfaqësitë e saj diplomatike edhe në Kenia, Indi e Indonezi. Hapja e tre ambasadave në këto tre shtete u miratua dje në Këshillin e Ministrave.
Përmes një reagimi në rrjete sociale ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani tha se “hapja e ambasadave u bë nisur nga objektivat strategjike afatmesme dhe afatgjata, të nxitur nga kërkesa e vazhdueshme, për të qenë edhe më efektivë në marrëdhëniet ndërkombëtare”.
Pas vendimit të sotëm, numri i përfaqësive shqiptare në botë shkon në 60, ndër të cilat 44 ambasada, 9 konsullata të përgjithshme dhe 9 misione të përhershme. /Telegrafi/
The post Shqipëria pritet të hapë tre ambasada të reja në Kenia, Indi dhe Indonezi first appeared on Radio Televizioni Iliria.