RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShqipëri

​Shqipëria sjellë trupa shtesë në Kosovë

​shqiperia-sjelle-trupa-shtese-ne-kosove

Një tjetër kontingjent i Forcave të Armatosura të Shqipërisë i është bashkuar misionit të KFOR-it, në Kosovë, duke e shtuar edhe më shumë kontributin e Shqipërisë në Aleancë.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se pjesëmarrja në këtë mision të NATO-s, është një tregues i qartë i vendosmërisë së Shqipërisë për të ndihmuar dhe mbrojtur paqen në rajon.

“Duke njohur rëndësinë e madhe të KFOR-it, për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor, Forcat tona të Armatosura janë gati të shërbejnë përkrah kolegëve të tyre ndërkombëtarë, duke konfirmuar rolin tonë si eksportues të paqes dhe sigurisë globale”, theksoi ai.

Pas zhvillimeve të muajve të fundit në komunat veriore të Republikës së Kosovës, ku serbë të armatosur dhe të maskuar plagosën 30 ushtarë të KFOR-it, dhjetëra policë të Kosovës si dhe gazetarë, NATO vendosi të shtojë praninë e saj.

Rreth 700 trupa shtesë janë dislokuar në Kosovë në kuadër të trupave të KFOR-it.

Related posts

Rama sonte takohet me Vuçiqin

rezart morina

Kosova me “vend të posaçëm”! Angazhimi i Biden ndër vite dhe mbështetja për veprimet ushtarake të NATO-s kundër Serbisë në 1999

admin

Kina dhe vendet arabe dë’nojnë ShBA-në për veton ndaj shtetit palestinez

RTI