RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

ShSKUK: Kryhet me sukses një intervenim tek një pesëvjeçar, kishte veshkë jofunksionale

shskuk:-kryhet-me-sukses-nje-intervenim-tek-nje-pesevjecar,-kishte-veshke-jofunksionale

Një intervenim i rrallë është kryer tek një fëmijë pesëvjeçar, i cili ishte diagnostikuar me veshkë jofunksionale.

Njoftimi u bë nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës.

“Raste të tilla sfiduese të cilat kryhen në qendra të specializuara dhe me përvojë, janë realizuar me sukses të plotë edhe në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK, ku për mbi 4 vjet, janë realizuar intervenime laparaskopike tek fëmijët me patologji te ndryshme si: testisi intraabdominal, varikocela e testisit, divertikuli i Meckeli-it, tumoret e vezoreve, ciste e veshkës, apendektomia laparoskopike, kolecistektomia laparoskopike dhe Cista e Ekinokokut të Mëlçisë”, thuhet në njoftim.

Më tej, kanë thënë se me avancimin e mëtutjeshëm të “Kirurgjisë Minimale Invazive”, do të mund të trajtohen shumica e patologjive me intervenime laparaskopike në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në ShSKUK.

Related posts

Lajçak sot në Beograd, takon presidentin Aleksandër Vuçiç, ja tema sensitive që pritet të diskutohet

admin

KQZ merr vendim/ Pezullohet një parti e cila nuk ka mbajtur kuvendin zgjedhor

rezart morina

Lideri i Indonezisë: Putin dhe Xi do të marrin pjesë në samitin e G20-s

admin