RTV AHIRETI
Shëndetësi

Shtatë ushqimet që neurologët nuk i konsumojnë dhe ja arsyet pse

shtate-ushqimet-qe-neurologet-nuk-i-konsumojne-dhe-ja-arsyet-pse

Kur bëhet fjalë për shëndetin e trurit, mendimet shkojnë direkt tek aktivitetet që e mbajnë “zgjuar” këtë organ në çdo kohë. Por, më shumë sesa lojërat që mund ta vënë në punë trurin, janë zakonet e përditshme dhe një dietë e shëndetshme që luajnë rol të madh.

Këtë nuk e themi ne, e provojnë neuorologët! Ka disa ushqime, që neurologët dhe neuroshkencëtarët bëjnë çmos që t’i shmangin.

Pluhur proteinash

E keni zakon të shtoni një lugë proteine pluhur në smoothie-n tuaj të përditshëm? Ju duhet ta ndaloni këtë zakon ose të paktën të kontrolloni përbërësit. Pluhuri i proteinave është shpesh i mbushur me ëmbëlsues artificial, sipas neuroshkencëtarit Friederike Fabritius. “Një mikrobiom i brendshëm dhe i fortë është kaq i rëndësishëm për shëndetin e mirë të trurit, sepse shumica e neurotransmetuesve tanë prodhohen në zorrë.”

Pije me gaz

Ndjesë, admiruesve të pijeve me gaz! “Soda është një nga pijet më të këqija për shëndetin e trurit për shkak të përqendrimit të lartë të sheqernave të thjeshta, të cilat dëmtojnë enët e gjakut që furnizojnë trurin”, thotë neurologu. Dr. Shaheen Lakhan. “Konsumi i shpeshtë i pijeve me gaz e dëmton trurin duke shkaktuar inflamacion, nervozizëm, humor të keq dhe shqetësime me gjumin.”

Margarina

Poshtë gjalpi i rremë! Dr. Shae Datta, një neurologe në New York City, thotë se duhet ta shmangni totalisht margarinën në dietën tuaj ushqimore sepse përmban acide yndyrore të pangopura. “Një studim nga revista Neurology zbuloi se të moshuarit që kishin nivelet më të larta të acidit elaidik (një lloj i zakonshëm i yndyrës së pangopur) në gjakun e tyre kishin më shumë gjasa të zhvillonin demencë. Zëvendësojeni margarinën me vaj ulliri ose gjalpë të vërtetë.”

Ushqimet me kanabis të injektuar

Fakti që kanabisi mund t’ju ndihmojë të relaksoheni, nuk do të thotë se po bën të njëjtën gjë në trurin tuaj. “Përveç efekteve afatshkurtra të njohura të kanabisit, tetrahidrokanabinoli (i njohur si THC) duket se ngushton arteriet në tru,” tha Dr. Lester Leung, një neurolog në qendrën Stroke, Tufts. “Kjo mund të jetë shumë e rrezikshme kur përdoret në sasi të mëdha nga njerëzit me migrenë, një gjendje shumë e zakonshme e dhimbjes së kokës që, së bashku me përdorimin e madh të kanabisit, mund të çojë në goditje në tru.”

Birra

“Birra përbëhet nga kalori boshe pa asnjë vlerë ushqyese,” tha Dr. Byran Ho, një neurolog në Qendrën Mjekësore Tufts. “Alkooli është një neurotoksinë që mund të dëmtojë si sistemin nervor qendror ashtu edhe atë periferik.

Dekafeinato

Nëse jeni adhurues i kafesë dekafeinato, Sean Callan, një neuroshkencëtar dhe CEO i Ellipse Analytics, thotë që duhet ta reduktoni. “Tretësirat, kimikatet e përdorura për të hequr kafeinën nga kafeja, janë toksikë për njerëzit,” tha ai. “Shumë janë të lidhura me rritjen e rrezikut të kancerit ose dëmtimit neurologjik, veçanërisht në doza të mëdha ose të përsëritura. Ndaj, kujdes me sasinë.”

Patate të skuqura

Patatet e skuqura janë një nga ushqimet kryesore që neurologu Dr. Pedram Navab shmang. “Një dietë që përfshin ushqime yndyrore si patatet e skuqura mund të dëmtojë enët e gjakut që furnizojnë trurin, duke shkaktuar dëmtime të aftësisë njohëse,” tha ai.

Pas fjalës së ekspertëve, mos harroni të konsumoni çdo ushqim dhe pije të preferuar që mund të dëmtojë shëndetin e trurit në mënyrë të moderuar, dhe kur është e mundur, zgjidhni një version më të shëndetshëm të tyre.

Related posts

5 ushqime që i keni larë gabim

admin

Çfarë të hani kur trupi juaj dëshiron sheqer dhe ëmbëlsira

rezart morina

Hani ullinj çdo ditë, 8 përfitime për shëndetin

admin