RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Shtatzëna e vrarë në oborrin e QKUK-së ishte në proces të divorcit

shtatzena-e-vrare-ne-oborrin-e-qkuk-se-ishte-ne-proces-te-divorcit

Rasti tragjik i ndodhur para më pak se një orë në oborrin e QKUK-së, e ka tronditur tërë vendin.

Dyshimet e para janë së gruaja shtatzënë u vra nga burri i saj.

Besarta Breznica, nga Rrjeti i Grave të Kosovës, në Radio Dukagjini, ka thënë se e ndjera ishte në proces të divorcit me bashkëshortin e saj, i cili dyshohet se ia ka marrë jetën asaj me armë zjarri.

Viktima besohet të jetë nga komuna e Lipjanit.

Ajo ka thënë se gratë e vajzat në janë tejet të rrezikuara dhe të lëna anash nga institucionet e sigurisë.

“Kemi të përditshme raportimet në polici për dhunën ën familje këtë muaj kemi vrasjen e dytë kjo na le të kuptojmë që vajzat dhe gratë të tona janë në luftë në Kosovë jemi tu jetu në një dukuri të keqe por kjo na lë me kuptu se si i trajtojnë institucionet tona vajzat dhe grat tona. Kemi arrit me kuptu që qifti kanë qenë në proces divorci e kjo lë të kuptoj shumë se si i trajtojnë këto raste prokurorët dhe gjykatësit. Drejtësia po çalon në procesin e dhunës në familje dhe atë seksuale”.

Ndryshe, zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se bëhet fjalë për vrasjen e një gruaje të moshës rreth 35-vjeçare.

Related posts

Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, Osmani: T’i nxjerrim autorët para drejtësisë

RTI

Ministria e Drejtësisë shpall konkurs për 100 pozita të lira për noter në të gjithë vendin

rezart morina

Zyrtarët izraelitë: Nuk ka asnjë tregues se Irani ka lëshuar raketa balistike ndaj Izraelit

rezart morina