RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shtëpia e Bardhë: Jemi fokusuar në përpjekjet tona për uljen e tensionit në Lindjen e Mesme

shtepia-e-bardhe:-jemi-fokusuar-ne-perpjekjet-tona-per-uljen-e-tensionit-ne-lindjen-e-mesme

Shtëpia e Bardhë ka përsëritur mbështetjen e saj ndaj Izraelit në tensionin mes Izraelit dhe Iranit, duke theksuar se do të vazhdohen përpjekjet për uljen e tensionit në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, në një konferencë ditore për media vlerësoi zhvillimet lidhur me tensionin në rritje në Lindjen e Mesme.

Jean-Pierre vuri në dukje se mbështetja e tyre ndaj Izraelit do të vazhdojë në mënyrë të njëjtë përballë kërcënimeve të mundshme me burim Iranin si dhe shtoi se po ndjekin me kujdes të gjitha zhvillimet për çështjen e Iranit.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden është i ndjeshëm në çështjen e Lindjes së Mesme, njoftoi Jean-Pierre duke shtuar: “Presidenti ynë është shumë i qartë lidhur me çështjen se ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për uljen e tensionit në rajon. Jemi fokusuar në përpjekjet tona për uljen e tensionit dhe lidhur me këtë dje kemi bërë dy deklarata (bisedat e kryera nga Biden). Presidenti këtë po bën aktualisht”.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë kujtoi se Irani ende nuk ka filluar sulmin e tij kundrejt Izraelit. “Nuk besojmë se kundërpërgjigja (e Iranit) ka filluar ende. Jemi të shqetësuar për rritjen e tensionit në rajon duke përfshirë edhe sulmin e fundit të Hezbollahut ndaj Izraelit, por ne do të vazhdojmë bisedimet tona dhe do të vazhdojmë të punojmë për uljen e tensionit”, u shpreh ajo.

Jean-Pierre gjithashtu vlerësoi se: “Do ta mbrojmë Izraelin, por nuk duam që ky konflikt (me Iranin) të zmadhohet ose të përhapet”.

Duke bërë të ditur se janë fokusuar në çështjen për armëpushimin në Gaza dhe se tensioni në rajon mund të ulet në rast se kjo realizohet, Jean-Pierre theksoi se administrata e Biden-it vazhdon përpjekjet e saj për këtë çështje.

Related posts

Termometrat në Bagdad sot shënuan 50 gradë Celsius

rezart morina

Stoltenberg pas takimit me Vuçiqin: KFOR-i i gatshëm të intervenojë nëse rrezikohet siguria

admin

Çmim tejet i lartë i naftës në Kosovë, MINT përcakton çmimet për 24 orët e ardhshme

admin