Shtëpia e Bardhë deklaroi se njerëzit mund ta kenë të nevojshme të bëjnë dozën mbështetëse kundër COVID-19 çdo vit ashtu si vaksinat e gripit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët e Njësisë për Luftën ndaj COVID-19 të Shtëpisë së Bardhë, mbajtën një konferencë për media lidhur me çështjen e përparimit të pandemisë.
Anthony Fauci, drejtori i Institutit Amerikan të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) në një fjalim tha se “Tashmë po bëhet e qartë se COVID-19 do të prodhojë çdo vit një variant të ri. Ashtu si me vaksinat e gripit, mund të na duhet që vaksinat përforcuese të COVID-19 të përditësohen çdo vit sipas varianteve”.
Ashish Jha, koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për luftë kundër COVID-19, bëri të ditur se këto vaksina do t‘i ofrohen popullit pa pagesë. “Pandemia nuk ka përfunduar. Duhet të qëndrojmë rezistentë. Do të vazhdojmë të jemi të përgatitur kundër situatave të papritura”, tha Jha.