RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shtëpia e Bardhë thotë se Koreja e Veriut do ta “paguajë shtrenjtë” nëse i jep armë Rusisë

shtepia-e-bardhe-thote-se-koreja-e-veriut-do-ta-“paguaje-shtrenjte”-nese-i-jep-arme-rusise

Shtëpia e Bardhë paralajmëroi më 5 shtator se Koreja e Veriut do ta “paguajë shtrenjtë” nëse e furnizon Rusinë me armatim për luftën e saj në Ukrainë, pasi lideri verikorean Kim Jong Un dhe presidenti rus Vladimir Putin pritet të bisedojnë për këtë çështje.

Rusia, e goditur nga sanksionet, është e etur për të siguruar më shumë furnizim me armë nga aleatët e vet, në mënyrë që ta përforcojë ushtrinë e vet në një kohë kur Kievi po e vazhdon kundërofensivën për ta çliruar territorin e vet.

Këshilltari i presidentit amerikan Joe Biden për siguri kombëtare, Jake Sullivan, tha se Peniani dhe Moska synojnë “bisedime në nivel liderësh, madje takim kokë me kokë” për nevojën e Rusisë për armatim.

Sullivan tha se Rusia mund t’i përdorë armët e Koresë së Veriut për t’i sulmuar furnizimet me ushqim dhe infrastrukturën e ngrohjes para se të futemi në dimër, në tentim “për të pushtuar territor që i përket një kombi tjetër sovran”.

“Kjo nuk do të reflektojë mirë për Korenë e Veriut dhe ata do ta paguajnë shtrenjtë për këtë në komunitetin ndërkombëtar”, tha Sullivan të martën.

Ai shtoi se “fakti që Rusia detyrohet t’i drejtohet një vendi i Koreja e Veriut flet shumë”.

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, udhëtoi drejt Koresë së Veriut në korrik në kërkim të sigurimit të municionit shtesë për luftë, tha Shtëpia e Bardhë.

Kremlini tha të martën se nuk është në gjendje ta konfirmojë takimin mes Putinit dhe Kimit.

“Nuk kemi asgjë për të thënë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

Cho Han-bum, hulumtues i lartë në Institutin Korean për Unifikim Kombëtar, tha se sanksionet nuk mund të bëjnë asgjë për ta ndalur shkëmbimin e armatimit mes Rusisë dhe Koresë së Veriut.

“Lufta në Ukrainë dhe gara strategjike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës e kanë neutralizuar praktikisht sistemin e tanishëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Cho për AFP.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se kanë arritur përparim në kundërofensivën e tyre, por Putini tha përsëri të hënën se tentimet për ta rimarrë tokën e humbur qëkur Rusia e nisi pushtimin në shkurt 2022, kanë qenë të pasuksesshme.

“Nuk është se ka ngecur. Ka dështuar”, tha Putin më 4 gusht gjatë një konference me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në Soçi. /rel

Related posts

Borrell deklarohet për sulmin ndaj Policisë së Kosovës

admin

Presidenti kinez mbërrin për vizitë zyrtare në Arabinë Saudite

admin

Një ndër më të mëdhenj në histori, Japonia goditet nga tajfuni, erëra deri në 180 km/h

admin