Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin se ka shkaktuar veprën penale ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.
Për të njëjtin ishte raportuar se nga vetura në lëvizje kishte shtënë me armë zjarri.
Policia pas mbërritjes në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe po ashtu ka hasur në 10 gëzhoja.
“Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.