RTV AHIRETI
Lajme

BIK: Dita e parë e fitër bajramit është të mërkurën më 10 prill 2024

bik:-dita-e-pare-e-fiter-bajramit-eshte-te-merkuren-me-10-prill-2024
DITA E PARË E FITËR – BAJRAMIT
të mërkurën më 10 prill 2024
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar Ramazan përfundon ditën e martë, më 9 prill 2024.
Dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është ditën e mërkurë, më 10 prill 2024.
Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Manifestimi fillon në orën 5:21, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga profesori i Medresesë, Shkelzen Hoxha.
Namazi i Fitër – Bajramit falet në orën 06:41 të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti.
Hytben e Fitër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.
Me rastin e festës së Fitër – Bajramit, ditën e parë, më 10 prill 2024, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër – Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.
Me fat festa e Fitër – Bajramit!

The post BIK: Dita e parë e fitër bajramit është të mërkurën më 10 prill 2024 first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Egjipti fillon të kërkojë viza për të gjithë sudanezët pasi zbuloi “veprimtari të paligjshme”

rezart morina

Rama uron shqiptarët: Qoftë Viti i Ri një kohë për paqe

admin

Tejkalon 15 milionë tonë sasia e ngarkesës së transportuar në korridorin e drithit

admin