RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lidhja Botërore Muslimane i kërkon qeverisë afgane të heqë ndalimin e universiteteve për gratë

lidhja-boterore-muslimane-i-kerkon-qeverise-afgane-te-heqe-ndalimin-e-universiteteve-per-grate

Lidhja Botërore Muslimane ka denoncuar vendimin e qeverisë afgane për t’iu mohuar grave dhe vajzave afgane të drejtën për arsimim universitar.

Mohammed bin Abdul Karim Al-Issa, sekretari i përgjithshëm i organizatës, tha në një deklaratë se masa binte në kundërshtim me udhëzimet e Islamit dhe konsensusin e dijetarëve islamikë dhe shkelte vlerat ndërkombëtare dhe njerëzore.

Al-Issa, i cili është gjithashtu president i Organizatës së Dijetarëve Muslimanë, tha se vendimi i privoi gratë dhe vajzat nga e drejta e tyre legjitime për arsim, dhe populli afgan në përgjithësi nga kontributi që gratë japin në prosperitetin dhe zhvillimin e kombit.

Ai i kërkoi qeverisë të anulojë vendimin e saj dhe të miratojë udhëzimet e dijetarëve islamë për këtë çështje. /mesazhi

Related posts

I akuzuar për konspiracion, falsifikim të dokumenteve dhe uzurpim të pushtetit, lëshohet fletarrest për ish-kandidatin për president në Venezuelë

admin

Haxhiu pret në takim shefin e ri të EULEX-it, Antero Lopes

Irfan Jahiu

Çmimet e derivateve për sot, nafta kushton 1.78 euro për litër

Hevzi