RTV AHIRETI
Shëndetësi

Shtypja e ulët e gjakut ndihmon shëndetin mental

shtypja-e-ulet-e-gjakut-ndihmon-shendetin-mental

Ulja e presionit të gjakut më shumë se zakonisht rekomandohet jo vetëm që parandalon problemet e zemrës, por edhe zvogëlon rrezikun e dobësisë mendore që shpesh çon në sëmundjen Alzheimer, tregon një studim.

Kjo është hera e parë që është dëshmuar se një hap i qartë ndihmon në parandalimin e kësaj sëmundjeje serioze.

Në këtë studim, njerëzit presioni i sipërm i të cilëve ishte 120 në vend të 140, kishin një shans 19 për qind më të ulët për të zhvilluar një dëmtim të butë atë aftësive njohëse.

Gjithashtu, ata kishin më pak indikacione për dëmtimin e trurit, dhe ka një tendencë të mundshme drejt uljes së demencës.

“Ne kemi njohuri qysh moti se presioni i lartë është i keq për zemrën, dhe tani zbulojmë se është i keq edhe për trurin”, tha James Hendrix, drejtor i iniciativave shkencore në Shoqatën Alzheimer.

Rreth 50 milionë njerëz në botë janë të prekur nga demenca dhe Alzheimer. Ndryshe, hulumtimi është bërë në më shumë se 9,300 njerëz me presion të lartë.

Related posts

Luledielli i livadheve, bima e pasur me veti shëruese

admin

Menopauza: mënyra natyrale për të lehtësuar simptomat

rezart morina

Limonada me shafran të Indisë trajton depresionin

admin