Mjeku Bernard Progni ka folur sot për eventin që shoqata “Doors Of Life Albania” do të zhvillojë në ndihmë të konsumatorit dhe shëndetit. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka folur për rëndësinë e sigurisë së ushqimit, e cila sipas tij, ka në dorë përhapjen e shumë sëmundjeve.
Progni ka theksuar se çdo gjë vjen nga ushqimi dhe masat e personelit mjekësor pastaj janë të papërballueshme kur pacientët shkojnë në spital.
“Siguria ushqimore është një sfidë e përhershme se është një sfidë globale. Ne duhet të japim një mesazh shumë të fortë, pasi unë si mjek kam parë që shumë njerez me sëmundje kur përplasen në dyert e spitaleve vijnë vetëm nga ushqyerja. Pra, ne duhet të marrim masa dhe të japim një mesazh shumë të fortë që të parandalojmë shumë sëmundje që vijnë nga ushqimi.
Mjafton të sensibilizojmë ata njerëz që ta kuptojnë thelbin se çfarë ndodh me një ushqim që është i kontaminuar. Edhe mund të jetë me përbërje bakteriale, virale që mund të krijojë dhe shumë probleme në komunitet, pra mund të përhapet epidemi dhe siç keni parë që vijnë këto sëmundje të tjera të ndryshme, që çdo gjë vjen nga ushqimi dhe masat tona pastaj janë të papërballueshme kur vijnë te spitali. Edhe nëse do jemi një ushtri të madhe dhe të jenë të gjithë personel mjekësor, nuk ja arrijnë dot të dalin me të gjithë të sëmurët”, u shpreh ndër të tjera ai.