RTV AHIRETI
Shëndetësi

Mësoni se sa kafe duhet të pini në ditë për të mos prekur zemrën

mesoni-se-sa-kafe-duhet-te-pini-ne-dite-per-te-mos-prekur-zemren

Falë një studimi të kryer nga Universiteti i Australisë së Jugut, tani kemi një kufi maksimal, për të përcaktuar se sa kafe duhet të konsumojmë për të mos u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare.

Një antioksidant në kafe të quajtur ‘acid chlorogenic’ mund të ndihmojë në përmirësimin e funksionit të enëve të gjakut dhe të pengojë zhvillimin e pllakëzimit që mund të bllokojë arteriet.

Por kafeina e tepërt jo vetëm që mund të rrisë shanset e presionit të lartë të gjakut, por gjithashtu mund të çojë në forcimin e arteries, dy faktorë që mund të rrisin shanset tuaja për sëmundje të zemrës.
Prandaj sipas këshillave të studiuesve, jini të kujdesshëm dhe mos i kaloni dy filxhanë kafeje në ditë!

Related posts

Kikirikët parandalojnë diabetin

Muhamet Ramadani

Kjo pije thuhet se bën mrekulli për kollën e vazhdueshme dhe është antibiotiku më i mirë natyral – është me tre përbërës që i keni në shtëpi

admin

Sallamrat, proshutrat dhe salçiçet shkaktojnë kancer

Kushtrim Guraj