RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shumica e qytetarëve të BE-së mendojnë që gjërat po përkeqësohen në vendet e tyre

shumica-e-qytetareve-te-be-se-mendojne-qe-gjerat-po-perkeqesohen-ne-vendet-e-tyre

Shumica e qytetarëve të Bashkimit Evropian (BE) mendojnë se gjërat në përgjithësi në vendet e tyre po përkeqësohen, transmeton Anadolu.

Sipas rezultateve të anketës “Eurobarometer Pranverë 2023” të cilën Parlamenti Evropian (PE) e kryen çdo vit, 61 për qind e popullatës kanë mendimin se situata e përgjithshme në vendet e tyre po përkeqësohet.

Përveç Luksemburgut, Irlandës, Estonisë dhe Danimarkës, shumica në 23 vendet anëtare vlerësojnë se gjërat po shkojnë në drejtim të gabuar. Ky mendim është më i përhapur kryesisht në Sllovaki me 75 për qind, në Greqi me 74 për qind dhe në Francë me 73 për qind.

– Qytetarët mendojnë se BE duhet të mbrojë vlerat e saj

Shumica e qytetarëve në 14 vende theksojnë se demokracia është vlera më e lartë që duhet të mbrohet. Këtë e ndjekin, të drejtat e njeriut, liria e mendimit dhe shprehjes, si dhe barazia gjinore.

Demokracia përbën vlerën më të përmendur në gjithsej 21 vende, me 52 për qind në Suedi, 51 për qind në Gjermani, 49 për qind në Finlandë dhe me 24 për qind në Kroaci dhe Slloveni.

Gjithashtu 71 për qind e qytetarëve mendojnë se BE ka ndikim mbi jetët e tyre të përditshme. Ndërsa 56 për qind e tyre që tani kanë interes për zgjedhjet e PE-së që do mbahen në vitin 2024.

Ndër të tjera vihet në dukje se 69 për qind e pjesëmarrësve në anketë janë të kënaqur për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës.

Related posts

Rezultatet paraprake në Mal të Zi, 6 shqiptarë pjesë e parlamentit

rezart morina

Sveçla kërkon hetim për zyrtarin e MPB-së që shfrytëzon parkingun e ministrisë për biznes

admin

“Anëtarësimi i Kosovës në KiE mund të zgjasë deri në dy vjet”

admin