Jetëgjatësia ndikohet nga një kombinim mes gjenetikës dhe faktorëve të jashtëm. Në studime të shumta është parë që vetëm 30 për qind e jetëgjatësisë varet nga gjenetika e trashëguar.
Kjo do të thotë që përqindja më e lartë i mbetet faktorëve të jashtë, ku përfshihet dhe ushqimi.
Ajo që hamë është sigurisht faktori më i rëndësishëm për shëndetin e organizmit.
Diskutimet rreth diferencës që ka në organizëm një dietë me produkte të mishit kundër asaj që nuk e lejon ende janë të hapura. Por, në një nga studimet më të fundit u vu re se personat që nuk konsumonin mish, apo nënprodukte të tij, jetonin më gjatë.
Për më tepër, sa më shumë kohë kishte një person që nuk konsumonte këto produkte aq më i shëndetshëm ishte.
Konsumimi në sasi të mëdha të produkteve të mishit sjell dhe ndikimet e tij në organizëm. Duke nisur nga rreziku i shfaqjes së sëmundjeve të zemrës si tensioni i lartë apo kolesteroli i lartë e deri te shfaqja e qelizave tumoriale, raporton agroweb.
Gjithashtu konsumimi i tepër i mishit në shumë raste ka ndikuar dhe në shfaqjen e problemeve me nivelin e sheqerit në gjak.
Por do të thotë kjo që duhet lënëmishin?
Çdo rast duhet trajtuar në mënyrë individuale, kjo është këshilla që ekspertët japin më shpesh.
Sigurisht që jetëgjatësia ndryshon me çdo person varësisht nga rutina dhe jeta që ai bën.
Duke qenë se mishi dhe nënproduktet e tij janë ushqime kalorike dhe me përqindje të lartë yndyre, nëse konsumohen në sasi të larta kanë ndikim në organizëm.
Prandaj çelësi i një plakjeje sa më të shëndetshme është që të kontrollohen ushqimet.
Me kalimin e kohës trupi humbet aftësinë për të tretur shumë ushqime, të cilat mjekët sugjerojnë të konsumohen sa më pak. Njëri nga ata është edhe mishi.