RTV AHIRETI
Shëndetësi

​Si ta njohim dhimbjen e veshkave?

​si-ta-njohim-dhimbjen-e-veshkave?

Sapo filloni të ndjeni dhimbje shpine, gjëja e parë që ndoshta mendoni është se keni shtrirë një muskul ose keni lënduar shpinën. Mirëpo, mjekët paralajmërojnë se në disa raste, shpina juaj nuk ka asnjë lidhje me të, por dhimbja e pakëndshme shkaktohet nga problemet me veshkat.

Duke qenë se veshkat ndodhen në zonën e pjesës së poshtme të shpinës, shumica e pacientëve gabimisht ngatërrojnë dhimbjen e veshkave me dhimbjen e shpinës, por këto dy lloje dhimbjesh kanë shkaqe dhe metoda të ndryshme trajtimi.

Ndërsa dhimbja e shpinës shkaktohet më shpesh nga ndonjë fenomen i jashtëm dhe mund të hiqet lehtësisht, kur bëhet fjalë për dhimbjen e veshkave, gjendja zakonisht është shumë më serioze.

Mjekët shpjegojnë se dhimbja në veshka zakonisht shkaktohet nga inflamacioni apo disa sëmundje më të rënda që prekin veshkat. Dhimbja e shpinës, nga ana tjetër, zakonisht shkaktohet nga dëmtimi i indeve në shpinë. Nëse mësoni të bëni dallimin midis tyre, kjo mund të lehtësojë diagnostikimin në kohë dhe trajtimin e mëtejshëm.

Si ta njohim dhimbjen e veshkave?

Dhimbjet në veshka janë të thella, therëse, shfaqen papritur dhe zakonisht largohen dhe rishfaqen. Ato më së shpeshti shfaqen në nivelet më të larta të shtyllës kurrizore dhe në zonën poshtë brinjëve, ngjitur me shtyllën kurrizore dhe profesioni paralajmëron se të sëmurët mund t’i ndjejnë ato edhe në pjesën qendrore të barkut ose në ijë. Megjithatë, dhimbja e veshkave zakonisht përfshin simptoma të tjera, thotë doktoresha Rena D. Malik.

Këto simptoma janë ethe, të vjella dhe të përziera, urinim i dhimbshëm, urinë e turbullt ose e errët dhe infeksione të shpeshta të traktit urinar.

Ndryshe nga dhimbja e shpinës, e cila në shumicën e rasteve largohet vetvetiu, dhimbja e veshkave në përgjithësi nuk do të përmirësohet derisa të identifikoni dhe trajtoni shkakun themelor.

Shkaqet e mundshme

Veshkat tuaja filtrojnë mbetjet nga trupi juaj, prodhojnë urinë dhe prodhojnë hormone që rregullojnë prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Dhimbja e veshkave zakonisht shkaktohet nga sëmundjet e veshkave dhe pjesëve të tjera të sistemit urinar, dhe disa nga këto shkaqe përfshijnë gurët në veshka, mbajtjen e urinës, refluksin vezikoureteral, dëmtimin e veshkave dhe sëmundjen e veshkave policistike. Secila prej këtyre gjendjeve kërkon trajtim, përndryshe mund të ndodhin pasoja më të rënda si dështimi i veshkave.

Related posts

Problemet shëndetësore që shkakton përdorimi i tepërt i kripës

admin

Si ta ndihmoni veten kur nxehtësia përkeqëson tensionin

admin

Lëngu i gjelbër për pastrimin e gjakut dhe gjithë organizmit

rezart morina