Nëse një fëmijë që sapo ka ardhur në jetë është tmerrësisht dhe vazhdueshmërisht i qetë, mund të merrni në konsideratë një mendim për të folur me mjekun në lidhje me testin e dëgjimit.
Mendohet se bebet reagojnë ashtu pasi nuk janë në gjendje të dëgjojnë tingujt të cilat do ta bëjnë fëmijën të gëzohet apo të protestojë pasi nuk i pëlqen ajo që po dëgjon. Sipas “Sordionline” edhe fëmijët të cilët nuk tremben nëse përplasni duart duhet të kontrollohen nga mjeku pasi mund të kenë probleme me dëgjimin, sepse sigurisht që nuk mund të prisni që fëmija juaj t’ju lajmërojë se nuk dëgjon apo jo?
Pasi lind fëmija zakonisht reagon kur dëgjon një tingull, mund të kthejë kokën nga zhurma, nga muaji i dytë mund të perceptojë tonalitetet e ndryshme, nga muaji i 3-4 njeh zërat e prindërve dhe fillon të thotë ndonjë shkronjë.
Nga muaji 6 prodhon tinguj që ngjajnë me fjalë të vërteta, etj. Pra duhet të ndiqni me kujdes zhvillimin e fëmijës dhe nëse vëreni se fëmija juaj nuk kthen kokën apo kërcen “përpjetë” kur dëgjon një zhurmë të fortë, nuk njeh zërin e prindërve apo nuk përpiqet të imitojë tinguj të ndryshë, duhet të mendoni për të shkuar tek mjeku.
Gjithashtu fëmijët që kanë probleme me dëgjimin mund të duken shpesh herë edhe të trishtë pasi nuk arrijnë të kuptojnë atë që të tjerët thonë. Me rritjen fëmija do të jetë edhe më i lodhur se bashkëmoshatarët duke qënë se harxhon shumë energji duke u përpjekur të kuptojë atë që personat me të cilët shoqërohet shprehin.
Mos hezitoni, shkoni tek mjeku!