RTV AHIRETI
Shëndetësi

Si të ulni nivelin e sheqerit në gjak përmes ushqimeve

si-te-ulni-nivelin-e-sheqerit-ne-gjak-permes-ushqimeve

Kur dikush vuan nga diabeti, organizmi i tij ose nuk prodhon mjaftueshëm insulinë ose nuk mund ta përdorë atë siç duhet.

Ky problem shkakton akumulimin e tepërt të glukozës në gjak.

Kjo gjë pasohet me një sërë simptomash siç janë drobitja fizike apo sëmundjet e zemrës.

Sipas të dhënave, një nga mënyrat për të mbajtur nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak është ushqyerja e shëndetshme.

Ushqimet dhe pijet të cilat trupi i përthith ngadalë janë më të mirat sepse nuk shkaktojnë luhatje të forta të sheqerit në gjak.

Drithërat e plota ose buka e elbit

Ndonëse shumica e bukëve duhen shmangur, buka prej elbi dhe ajo prej drithi të plotë të bluar në gur kanë një nivel të ulët glikemie.

Ato janë të pasur me fibër e cila ngadalëson tretjen dhe stabilizon nivelin e sheqerit në gjak.

Boronica, rrush, mollë

Shumica e frutave kanë një nivel të ulët të glikemisë, sepse ato përmbajnë shumë ujë dhe fibër.

Por niveli i glikemisë mund të ndryshojë në varësi të pjekjes së frutave.

Lëngjet e frutave për shembull kanë një nivel të lartë glikemie, sepse shtrydhja largon fibrën dhe në lëng mbetet vetëm sheqeri.

Studimet kanë konfirmuar se njerëzit që konsumojnë më shumë boronica, rrush dhe mollë kanë më pak mundësi të preken nga diabeti i tipit 2.

Patatet e ëmbla

Patatet e zakonshme kanë një nivel të lartë glikemie.

Ndërsa patatet e ëmbla kanë një nivel të ulët dhe për tepër janë të pasur me ushqyes.

Kosi

Kosi është i vetmi produkt bulmeti që ul rrezikun e shfaqjes së diabetit.

Kosi i bërë në shtëpi ka një nivel të ulët glikemie dhe mbi të gjitha është i shëndetshëm.

Tërshëra

Sipas të dhënave, tërshëra ka një nivel të ulët glikemie dhe ka pak gjasa të shkaktojë luhatje në nivelin e sheqerit në gjak.

Tërshëra përmban edhe B-glukanë.

Kjo substancë përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës, ndihmon në mbajtjen nën kontroll të glikemisë dhe ul yndyrat në gjak.

Megjithatë, diabetikët duhet të mos e teprojnë me tërshërën sepse ajo përmban edhe karbohidrate.

Shumica e karrorëve

Arrorët janë të pasur me fibër dhe kanë një nivel të ulët glikemie prej nën 55.

Ato janë gjithashtu të pasur me proteina me bazë bimore, acide yndyrore mono-të-pangopura, antioksidantë, vitamina e minerale si magnezi dhe kaliumi.

Arrorët duhen konsumuar pa e tepruar dhe në variantin e papërpunuar të tyre.

Hudhra

Hudhra ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak dhe përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe sekretimin e saj.

Hudhra rekomandohet të hahet e freskët sepse ushqyesit e saj janë më të dobishëm.

Peshqit

Peshqit nuk kanë nivel glikemie dhe ato janë të shëndetshëm për diabetikët.

Merluci i rritur në ujëra të ftohta është veçanërisht i rekomanduar për diabetikët dhe për personat e rrezikuar prej tij.

Related posts

Si ndikon konsumi i kanellës në shëndetin e veshkave?

admin

Si të dalloni nëse bëhet fjalë për dhimbje të fytit apo për streptokok: Këto janë simptomat e një infeksioni që duhet trajtuar

admin

A është vërtet i dëmshëm për zemrën qumështi me yndyrë?

admin