RTV AHIRETI
Shëndetësi

Si t’i mundni viruset?

si-t’i-mundni-viruset?

Bimët janë ilaçi më i shpeshtë kundër viruseve të cilat në këtë periudhë të vitit na sulmojnë

Hundët e zëna, ndjesi djegie në fyt, kollë e thatë dhe ethe, janë simptoma më të zakonshme që na shqetësojnë dhe shumicën nesh sëmuremi, por që mjekët e mjekësisë klasike zakonisht na thonë që “kalon spontanisht.

Kështu thonë edhe ithtarët e mjekësisë tradicionale, por ata edhe ofrojnë receptura, të caktuara të cilat populli i ka verifikuar, për dalje të shpejtë na rrjeta e viruseve.

Hudhra është jashtëzakonisht e shëndetshme, vepron si antibiotik natyral dhe me sukses qetëson kollën gjatë natës.

Kush nuk mund ta përballojë për shkak të aromës specifike, mund ta ziejë, pastaj ta pijë ujin në të cilin është zier hudhra, ndërsa thelpinjtë t’i hajë.

Në barnatore, hudhra mund të blihet edhe në kapsula.

Çaj mëllage rekomandohet për mukozën e thatë të fytit dhe të rrugëve të frymëmarrjes, sepse qetëson kollën, zbut simptomat e saj dhe lehtëson frymëmarrjen.

Mëllaga është e mirë edhe kundër kollës së thatë, por edhe pa problem mund ta pinë edhe shtatzënat edhe fëmijët.

Mjalti vepron kundër baktereve, por më së miri është që ta pini të shkrirë në qumësht dhe çaj.

Related posts

Vaji i peshkut është vaj me burim nga peshqit yndyrorë si sardelet, açugeja dhe skumbri. Vaji zakonisht gjendet në formë kapsule ose të lëngshme. Vaji i peshkut është lidhur me disa përfitime shëndetësore: -Ndihmon në uljen e inflamacionit -Mund të ndihmojë në ngadalësimin e dobësimit së muskujve për të moshuarit -Përmirësime në shëndetin mendor -Ulë presionin e gjakut -Ndihmon në mbrojtjen e shëndetit të syve Nëse hani peshk të yndyrshëm si salmoni, skumbri ose sardelet disa herë në javë, mund të mos keni nevojë fare për një suplement të vajit të peshkut, veçanërisht nëse hani 8 ons të rekomanduara ushqim deti në javë. Vaji i peshkut ka disa përfitime, por është një shtesë diete me efekte dhe ndërveprime të mundshme negative. Përpara se të merrni vaj peshku, rekomantohet të bisedoni me personat përkatës.

admin

7 produkte ushqimore me përbërje të vitaminës D

admin

Boronica, si profilaksi e mirë në infeksionet urinare

admin