RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Siguria në Kosovë, temë e komandantit të KFOR-it me ambasadorë

siguria-ne-kosove,-teme-e-komandantit-te-kfor-it-me-ambasadore

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka takuar ambasadorët dhe shefat e misioneve nga 28 vendet aleate që kontribuojnë me trupat e KFOR-it.

Bëhet e ditur se diskutimi u fokusua në një sërë temash, duke përfshirë situatën e sigurisë, aktivitetet aktuale të KFOR-it dhe bashkëpunimin e KFOR-it me komunitetin më të gjerë ndërkombëtar.

“Ky takim është një tjetër demonstrim i prekshëm i përkushtimit tonë kolektiv dhe të palëkundur drejt sigurisë së qëndrueshme për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe stabilitetit rajonal”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

KFOR ka përsëritur thirrjen se vazhdon të përmbushë mandatin e tij, për të kontribuuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

Related posts

Kremlini: Një marrëveshje gruri pa Rusinë është e rrezikshme

admin

Pak ditë pas atentatit, Trump mban fjalimin në kuvendin e Partisë Republikane: Ngrihemi së bashku, ose rrëzohemi të gjithë! Na kanë shfrytëzuar prej kohësh vende të ashtuquajtura aleate

admin

Ish-kreu i NATO-s dënon sulmin në Banjskë, Robertson: Siguria e Kosovës jashtëzakonisht e rëndësishme për Aleancën

admin