RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Siljanovska-Davkova: Është koha për një hap strategjik të BE-së kundrejt Ballkanit Perëndimor

siljanovska-davkova:-eshte-koha-per-nje-hap-strategjik-te-be-se-kundrejt-ballkanit-perendimor

Është koha për një hap strategjik të BE-së kundrejt Ballkanit Perëndimor. Pas një procesi të gjatë, madje edhe maratonik të integrimit europian, gjeografia, historia dhe kultura e përbashkët duhet të kurorëzohen me hapjen e dyerve për anëtarësimin e shteteve ballkanike, ka thënë presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska-Davkova në Forumin Ballkanik për Integrim 2025, në Mal të Zi, transmeton Anadolu.

Sipas një njoftimi nga presidenca, Siljanovska-Davkova në një diskutim në kuadër të forumit ka theksuar se anëtarësimi duhet të jetë një proces i besueshëm, i bazuar vetëm në kriteret e Kopenhagës, dhe se Bashkimi Evropian duhet t’i mbrojë parimet dhe vlerat e veta.

Standardet e dyfishta e komplikojnë procesin dhe nuk duhet të pranohen, ka thënë ajo.

Sipas saj, anëtarësimi në BE është mënyra më e mirë që rajoni të jetë rezistent ndaj qendrave të treta të ndikimit.

Siljanovska-Davkova ka nënvizuar se, në kuadër rajonal, “ne e tejkalojmë mesataren e përafrimit me legjislacionin europian në të gjashtë klasterët, jemi njëqind për qind të harmonizuar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së dhe e meritojmë të inkurajohemi dhe të marrim një mundësi për fillimin e negociatave”.

Related posts

Sulmet e vazhdueshme ndaj Libanit, ushtria izraelite vret një tjetër komandant të Hezbollahut

admin

Këta janë 10-të kandidatët më të votuar deri më tani nga LVV, PDK, LDK dhe AAK

Muhamet Ramadani

Kuvendi i Mitrovicës vendos ta hapë për qarkullim urën mbi lumin Ibër

Muhamet Ramadani