RTV AHIRETI
Shëndetësi

​Simptomat më të hershme që zbulojnë se mund të keni artrit

​simptomat-me-te-hershme-qe-zbulojne-se-mund-te-keni-artrit

Nuk është aspak e pazakontë që herë pas here të ndjeni dhimbje në kyçe ose kocka, veçanërisht nëse jeni aktiv ose merrni pjesë në aktivitete të rënda.

Në këtë rast, këto dhimbje janë shkaktuar me shumë gjasa nga dëmtimi mekanik i muskujve, tendinave ose ligamenteve, si ndrydhjet ose inflamacionet.

Megjithatë, ndonjëherë dhimbja e kyçeve ose e kockave, veçanërisht nëse zgjat për një kohë të gjatë, mund të jetë një nga shenjat e para të artritit. Kjo u paralajmërua nga reumatologia Uzma Haque, e cila vuri në dukje disa nga simptomat më të hershme të artritit që shumica e njerëzve i injorojnë.

Këto janë dhimbje në kyçe që vazhdojnë, ënjtje dhe ndjeshmëri e kyçeve, ngurtësi e kyçeve (sidomos në mëngjes), kërcitje e kyçeve, dhimbje në një pjesë të trupit që ka pësuar më parë një dëmtim, dhimbje në ijë, dhimbje simetrike në kyçe dhe një ndjenjë ngurtësie në duar ose këmbë.

Secila nga këto shenja, paralajmëron Haque, tregon se ekziston një problem që duhet trajtuar ose të paktën të gjendet sepse këto simptoma janë treguesit e parë të artritit.

Related posts

Nëse vuani nga diabeti, nuk duhet të konsumoni këto ushqime

rezart morina

Kanceri ovarian, një sëmundje vdekjeprurëse për femrat, ja shenjat që nuk duhen neglizhuar

rezart morina

Ushqimet për të parandaluar lodhjen gjatë ditës në Ramazan

rezart morina