Numri i të vdekurve nga një shpërthim në një depo armësh në provincën Idlib të Sirisë veriore u rrit në 14, raportoi të mërkurën transmetuesi shtetëror Al-Ikhbariya, transmeton Anadolu.
Njëmbëdhjetë të tjerë u plagosën në shpërthimin pranë qytetit Sarmada, tha Drejtoria e Shëndetit në Idlib për Al-Ikhbariya.
Depoja shërbente si një strukturë magazinimi e përkohshme për armë dhe mbetje lufte, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve SANA, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes.
Ekipet nga ministria po punojnë me autoritetet përkatëse për të siguruar vendin, shtoi ajo.
Ekipet e shpëtimit po kërkojnë njerëz të zhdukur nën rrënoja, tha Subhi Assaf, një zyrtar i lartë në drejtorinë e shëndetësisë.
Ndër të tjera bëhet e ditur se forcat e sigurisë mbyllën rrugët që çojnë në vend “për të siguruar sigurinë e civilëve”.

