Dënimi me vdekje i dhënë nga gjykata në Siri për liderin e rrëzuar Bashar Assad, vëllain e tij Mahir Assad dhe kushëririn e tij Atif Najib, u prit me shumë gëzim në kryeqytetin Damask, raporton Anadolu.
Sirianët e mbledhur rreth gjykatës në Damask zhvilluan demonstrata gëzimi pas shpalljes së dënimit me vdekje për Bashar Asadin dhe ish-zyrtarët e regjimit.
Sirianët i shprehën Anadolu-s gëzimin dhe ndjenjat e tyre pas vendimit të shpallur.
Adnan Mesalime, i cili humbi të afërmit e tij në ngjarjet që nisën në Daraa të Sirisë në vitin 2011, u shpreh se ishin shumë të kënaqur me vendimin e marrë për zyrtarët e regjimit të rrëzuar.
Duke theksuar se dënimin me vdekje të dhënë ndaj të pandehurve e ka gjetur të saktë në gjykimin e disa zyrtarëve të regjimit të vjetër, përfshirë Bashar Assad, vëllain e tij Mahir Assad dhe kushëririn e tij Atif Najib, Mesalime tha se procesi i gjykimit është zhvilluar në mënyrë rigoroze në përputhje me procedurat ligjore.
– “Ky nuk ishte si gjyqet gjatë periudhës së regjimit të rrëzuar, ishte gjyq i vërtetë”
Mesalime ka theksuar se rasti është duke u zhvilluar nën kontroll dhe mbikëqyrje ndërkombëtare dhe se seancat janë duke i përcjellë organizatat për të drejtat e njeriut dhe organizatat ndërkombëtare.
Duke thënë se paditësit kanë mundur të paraqesin kërkesat e tyre dhe të pandehurve u është dhënë mundësia të mbrohen dhe të paraqesin dëshmitarë, Mesalime tha: “Ky nuk ishte si proceset e zhvilluara në gjykata gjatë periudhës së regjimit të rrëzuar, ishte një proces i vërtetë”, tha ai.
– “Sot është festë për ne. Por, festa e madhe e vërtetë është në Deraa”
Duke thënë se vendimi është hap në drejtimin e duhur në drejtim të garantimit të drejtësisë tranzicionale dhe garantimit të të drejtave të viktimave, Mesalime tha se “Ata që kryen krime kundër popullit sirian duhet të mbajnë përgjegjësi”.
Duke theksuar se banorët e Deraa-s i janë nënshtruar një shtypjeje të madhe prej shumë vitesh, Mesalime tha se “Banorët e Deraa-s janë shumë të lumtur sot. Sot është festë për ne. Por, festa e madhe e vërtetë është në Deraa”.
– Vendimi i marrë nga gjykata është shumë i rëndësishëm për banorët e Deraa-s
Ramzi Abu Nebut, një tjetër sirian që humbi të afërmit e tij në ngjarjet që nisën në Deraa në vitin 2011, tha se vendimi i gjykatës kundër ish-zyrtarëve të regjimit ishte një hap i rëndësishëm në sigurimin e drejtësisë tranzicionale.
Ebu Nebut deklaroi se procedurat ligjore të gjykimit janë ndjekur gjatë procesit gjyqësor.
Duke thënë se banorët e Deraa-s i janë nënshtruar shtypjes për shumë vite dhe shumë familje janë shpërngulur, Ebu Nebut deklaroi se vendimi i marrë nga gjykata është shumë i rëndësishëm për të gjithë sirianët, veçanërisht për banorët e Deraa-s.
Abu Nebut shpresonte se vendimi do t’u dërgonte mesazh të gjithë sirianëve se drejtësia do të sigurohet dhe se do të ishte fillimi i procesit të dhënies së të drejtave të viktimave.

