RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri i Brendshëm pakistanez drejt Teheranit për bisedime mes përpjekjeve të ndërmjetësimit Iran-SHBA

ministri-i-brendshem-pakistanez-drejt-teheranit-per-bisedime-mes-perpjekjeve-te-ndermjetesimit-iran-shba

Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Mohsin Raza Naqvi u nis sot për në Teheran për bisedime me zyrtarë iranianë, mes përpjekjeve të ndërmjetësimit për t’i dhënë fund konfliktit të vazhdueshëm midis Iranit dhe SHBA-së, transmeton Anadolu.

Agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA, duke cituar një burim diplomatik, tha se Naqvi u nis nga Islamabadi për në kryeqytetin iranian sot herët për bisedime mbi lidhjet dypalëshe dhe çështje me interes të ndërsjellë.

Nuk pati konfirmim të menjëhershëm nga autoritetet pakistaneze ose iraniane.

Vizita vjen një muaj pasi ministri i Brendshëm iranian, Eskandar Momeni udhëtoi për në Islamabad për bisedime me homologun e tij pakistanez.

Pakistani, së bashku me Katarin, luajti rol kyç ndërmjetësues në lehtësimin e një memorandumi mirëkuptimi midis Iranit dhe SHBA-së në qershor për t’i dhënë fund konfliktit të fundit midis dy vendeve.

Related posts

E djathta e Italisë drejt fitores së zgjedhjeve

admin

Forcat iz’raelite su’lmojnë automjetin me ndihma në Ga’za, ka tetë të vd’ekur

admin

Fiset arabe dhe organizata terroriste PKK/YPG përleshen në shumë pika në Deir ez-Zor të Sirisë

Muhamet Ramadani