RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Situata me digat e Përlepnicës dhe Badovcit pas vërshimeve, ARPL del me njoftim

situata-me-digat-e-perlepnices-dhe-badovcit-pas-vershimeve,-arpl-del-me-njoftim

Zyrtarët e Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore (ARPL), në bashkëpunim me përfaqësuesit e kompanisë “Studio Pietrangeli”, kanë zhvilluar vizita monitoruese në terren në digën e Përlepnicës dhe digën e Badovcit.

Sipas njoftimit të ARPL-së, këto vizita janë realizuar në kuadër të projektit “Asistencë Teknike për Vlerësimin dhe Menaxhimin e Sigurisë së Digave”, i cili ka për qëllim vlerësimin e gjendjes aktuale të digave, rritjen e nivelit të sigurisë së tyre, si dhe forcimin e kapaciteteve institucionale për menaxhimin e qëndrueshëm të infrastrukturës ujore.

Gjatë vizitave në terren, ekipet profesionale kanë shqyrtuar aspektet teknike dhe operative të digave, me fokus të veçantë në identifikimin e nevojave për përmirësime dhe masa parandaluese në funksion të sigurisë afatgjatë.

Nga ARPL është theksuar se institucioni mbetet i përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm dhe menaxhimin e sigurt të digave, me qëllim të mbrojtjes së jetës së qytetarëve, pronës dhe mjedisit.

Related posts

Scholz: Gjermania nuk do të ndërtojë më centrale bërthamore

admin

Hamasi dhe Kryqi i Kuq vazhdojnë kërkimin për trupat e pengjeve izraelite në Zaitoun të Gazës

admin

Abdixhiku kërkon nga Franca të vazhdojë ta mbështesë Kosovën

admin